Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan/ Luan Tabaku u godit me sende të forta nga dy persona

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së dielës, datë 6 shtator, në mes të qytetit. Tabaku dyshohet se është goditur nga dy persona. Autorët e dyshuar janë Endri Çopja dhe Horgito Peqini. Ndërsa dyshohet se gjatë sulmit janë përdorur edhe sende të forta, pasi sipas kartelës mjekësore, Tabaku ka pësuar dy fraktura në kokë.

I dëmtuari ka zgjedhur të mos bëjë kallëzim në Policinë e Elbasanit, që megjithatë ka nisur hetimet me iniciativë, për shkak se shumë qytetarë janë bërë dëshmitarë të ngjarjes. Burimet thonë se po verifikohen rrethanat e ngjarjes, ndërsa një prej pistave të dyshuara për motivin lidhet me një konflikt për punësimin.

Related article  Jimmy Kimmel Says 'Sorry' to Melania Trump for One Thing While Defending His Joke About Her

LEXO EDHE: E PAPRITUR, Kryeministri Edi Rama thërret me URGJENCË Prokurorinë, zbulohet LËVIZJA e fundit
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Luan Tabaku kishte larguar nga puna në Bashkinë e Elbasanit bashkëshorten e Endri Çopjas dhe ky vendim mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre.

Përtej dhunës fizike ndaj një zyrtari të Bashkisë, ngjarjen e bën më të rëndë përfshirja e personave me precedentë penalë, e mbi të gjitha, dy prej tyre të sapoliruar nga burgu për vrasje.

Related article  “Temperaturat do të bien deri në 15 gradë”/

Endri Çopja është arrestuar më herët nga policia si i dyshuar për përfshirjen në atentatin me eksploziv ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2018 në Shkodër, ndonëse u lirua pasi nuk u gjetën prova.

LEXO EDHE: Klodiana Lala që askush s’e besonte që ishte! Futej në gjykatë sikur po pinte kafe, i ndodh ajo që asnjë shqiptar nuk priste prej saj
Nga ana tjetër, i dyshuari tjetër Horgito Peqini, nipi i Eduart Peqinit, i njohur si “Mandela i Elbasanit”, vetëm pak kohë më parë ishte liruar nga burgu, ku po ashtu kishte vuajtur një dënim për një vrasje të ndodhur në vitin 2022.

Related article  Java e ferrit në Europë, vala e të nxehtit afrikan zhvendoset drejt Ballkanit me temperatura deri në 43°C! Ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri

Edhe vetë drejtori i Ujësjellësit, Luan Tabaku, është një emër i njohur në Elbasan. Prej kohësh ai është përfolur si një prej njerëzve të afërt me Suel Çelën. Në prill të vitit 2025 Tabakut iu ushtruan kontrolle nga agjentët e BKH-së dhe policia shtetit, ndërsa vetëm disa muaj më pas ai u paraqit në Prokurorinë e Posaccme pasi dyshohej se ka favorizuar Suel Çelën në tendëra publikë. Deri tani nuk ka asnje te ndaluar ne lidhje me ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.