Bien në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonin, vd*sin dy punonjës të bashkisë Tropojë, dy të pl*gosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Tropojë, ku katër punonjës të bashkisë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, dy kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Related article  Të shtëna me a rmë zjarri në Shkodër, ja çfarë dyshohet

Sipas informacioneve, njëri prej viktimave është identifikuar si Muhamet Sylisufaj. Raportohet se ata kanë qenë duke punuar për prerjen e pemëve tek një shtyllë elektrike kur kanë rënë në kontakt me energjinë.

Related article  URGJENTE: Zbulojeni para se t’ju ‘perveloje’ vapa! Meteorologu tregon qytetet ku temperatura do prekin 41 grade

Të plagosurit janë dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Related article  Dorëheqje masive në radhët tona? Ja e vërteta sipas policise