Skip to content

Ngjarje e rëndë nē Tropojē

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.

Related article  Which Shoes Match This Dress Best? Your Choice May Reveal Your Personality

Redaksia e JOQ Albania ka marrë deri më tani rreth katër mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, të cilët raportojnë për këtë ngjarje të rëndë. Sipas informacionit të përcjellë, një prej punonjësve, i identifikuar nga denoncuesit si Muhamet Sylisufi, dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa tre punonjës të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Related article  Aksident tronditës / Autobusi dhe kamioni përplasen kokë më kokë, 21 nderrojne jete

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.

Related article  Ç'po ndodh?, Opinionistja e Ferma Vip përfundon në spital(FOTO)

Pas interesimit të redaksisë, Policia e Tropojës ka konfirmuar informacionin për këtë ngjarje të rëndë. JOQ

Published inNEWS