Skip to content

Ky është 28 vjeçari që mbeti i vrárë

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se një person ka humbur jetën, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur pak para mesnatës të së dielës.

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti, rasti ka ndodhur kur dy persona të armatosur, të cilët lëviznin me motor, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një grupi prej pesë personash në Duqanxhik të Shkupit.

Related article  Nuk pranoi të punonte si prost*tutë, Sokoli vret gruan 19-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj

Në njoftim thuhet se si pasojë e të shtënave është plagosur 26-vjeçari A.M., i cili më vonë ka ndërruar jetë në spital.

Related article  Historia e dhimbshme të një nëne 50-vjeçare

Sipas MPB-së, në momentin e sulmit, D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26), të gjithë nga Shkupi, kanë qenë duke qëndruar para vitrinës së një kompanie.

Në atë moment, para tyre është ndalur një motor me dy persona dhe nga aty është hapur zjarr me armë drejt grupit, pas së cilës dy sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Related article  Aksident me humbje jete në vend, humb jetën 38-vjeçari

Nga MPB-ja, për momentin, nuk bëjnë të ditur nëse sulmuesit janë identifikuar, ndërsa mbetet i panjohur edhe motivi i kësaj vepre.

Published inNEWS