E TRISHTË, aksidenti tragjik ne vend i pret jetën në mes gazetarit 26-vjeçar, vdes tragjikisht

Një aksident tragjik i ka prerë jetën në mes gazetarit 26-vjeçar, Xhesjon Zogu. I riu humbi jetën ditën e sotme në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në aksin Fushë Krujë-Rinas, mbi urën e Gjolës.

Përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për gazetarin, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover”. Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe transportimit drejt Spitalit të Traumës, Xhesjon nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Related article  My Husband Took His Female Colleague to My Inherited Lake House for ‘Business Trips’ — But He Had No Idea I’d Already Installed Cameras

Në aksident ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, Behar Ruçi, nga Korça, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është transportuar për në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”. Manovra dyshohet se ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in me të cilin udhëtonte 26-vjeçari.

Related article  Nuk ndalet Sidorela Gjoni! Pas Ramës, përplaset ashpër edhe me anëtarin e PS-së

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit.

Xhesjon, ka qenë një nxënës ekselent dhe një i ri me pasion të madh për gazetarinë. Dashuria për këtë profesion e kishte shtyrë të ndiqte rrugën e informimit, të raportimit dhe të përcillte te publiku ngjarjet që ndodhnin çdo ditë.

Related article  E tmerrshme, ndodh ngjarja e rende ne shtepine e mesuesit te njohur vetem dy dite para fillimit te shkolles

Në moshën vetëm 26-vjeçare, Xhesjoni kishte përpara një jetë me ëndrra, plane dhe ambicie në fushën e gazetarisë. Një jetë që sot u ndërpre papritur, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.