Skip to content

E dhimbshme! Po ikte te dentisti, burri goditet nga rrufeja

Një burrë nga Staten Island, në Nju Jork, u godit nga rrufeja teksa po dilte nga shtëpia për të shkuar në një takim te dentisti. Momenti i frikshëm është regjistruar nga kamera e ziles së derës së banesës.

Thomas Fahmy po ecte pranë shtëpisë së tij kur rrufeja goditi këmbën e tij gjatë një stuhie të fuqishme. Pas incidentit, ai u dërgua në spital, ku kaloi natën nën kujdesin e mjekëve.

Related article  A rare look at Angelina Jolie and Brad Pitt’s 15-year-old son, who is seldom seen in public

Fahmy tregoi se ndjesitë që përjetoi menjëherë pas goditjes ishin të pazakonta dhe të dhimbshme.

“Pasi rrufeja më goditi, ndjesitë e para që përjetova në të gjithë trupin ishin krejtësisht të paprecedenta. Ndjeva shpime, mpirje dhe dhimbje, si dhe një ndjesi djegieje”, tha ai.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Dorëhiqet nga detyra zyrtari i lartë i shtetit shqiptar

Pavarësisht fuqisë së goditjes, Fahmy pati fat dhe nuk pësoi djegie në trup.

“Nuk kisha asnjë djegie. M’u bënë disa ekzaminime të trupit dhe nuk kishin gjetur asnjë djegie”, tregoi ai.

Pas daljes nga spitali, burri tha se shkoi në kishë të dielën për të falënderuar Zotin që i dha një tjetër mundësi për të jetuar.

Related article  24 vjecares i ndodhh ngjarja e rende, por me pas

“Shkova në kishë të dielën për t’i thënë: ‘Faleminderit, Zot’”, u shpreh Fahmy.

Fahmy tashmë është në fazën e rikuperimit, ndërsa historia e tij është bërë një tjetër dëshmi e rrezikut që paraqesin stuhitë me rrufe.

Published inNEWS