Rama largohet nga vendi, çfarë do të ndodhë nesër në Kuvend?

Një tjetër ditë me zhvillime të rëndësishme politike pritet të jetë e enjtja e 22 tetorit, kur Kuvendi i Shqipërisë ka planifikuar të mbajë seancën e radhës plenare, në një kohë kur vendi vijon të përballet me protesta dhe tensione. Pas anulimit të mbledhjes së javës së kaluar, vëmendja rikthehet te Parlamenti, ku deputetët pritet të mblidhen në orën 10:00, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se do të vendosen përpara godinës së Kuvendit.

Related article  The Beetroot Advantage: What Doctors Say Really Happens When You Add Beets to Your Diet

Situata bëhet edhe më e veçantë për shkak të udhëtimit të kryeministrit Edi Rama drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, që zhvillohet në Budva.

Kujtojmë se seanca plenare e 15 tetorit u anulua në një moment kur protestat kishin hyrë në ditën e tretë dhe përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të rendit kishin rritur shqetësimet për sigurinë.

Related article  Brikena flet per lajet qe kane dale

Lidhur me këtë vendim, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i kishte bërë të qartë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, se nuk mund të garantonte sigurinë e godinës dhe të deputetëve. Sipas pretendimeve të gazetarit, ky paralajmërim kishte ndikuar në vendimin për të mos zhvilluar seancën parlamentare.

Ndërkohë, Kuvendi ka njoftuar zhvillimin e seancës së nesërme, në rendin e ditës të së cilës është përfshirë edhe një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike.

Related article  Motrat i kërkojnë pasurinë, vëllai PERLOT publikun dhe jep mesazhin që do t’ju lërë pa fjalë

Në kushtet kur protestuesit kanë paralajmëruar praninë e tyre përpara Parlamentit, mbetet për t’u parë nëse seanca do të zhvillohet normalisht apo nëse situata jashtë godinës do të ndikojë sërish në punimet e Kuvendit.