Skip to content

Lajm i trishte nga Trauma, nderron jete i riu

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Aleks Uka, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.

Fillimisht u raportua se ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje mes motorit që drejtonte viktima dhe një automjeti tip fuoristradë. Megjithatë, verifikimet e kryera nga autoritetet kanë zbardhur një dinamikë tjetër.

Related article  SKANDAL! Aksidenti me dy te vd ekur tek TEG, shokuese cfare u zbulua sot! Shoferi egjiptian kishte

Sipas të dhënave paraprake, Aleks Uka dyshohet se ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Fuoristrada nuk ka qenë e përfshirë në aksident, por drejtuesi i saj është ndalur në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të plagosurit.

Related article  Një tërmet i fortë godet kete vend, sa ishte magnituda!

Pas aksidentit, Uka u dërgua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Related article  Demokratët nuk gjejnë qetësi as në verë!

Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Published inNEWS