Skip to content

E rende ne shtetin me mijera shqiptare

Një person humbi jetën dhe dy policë u plagosën pas një shkëmbimi me armë zjarri në fshatin Overasselt, në lindje të Holandës, pranë kufirit me Gjermaninë. Policia lokale njoftoi se arrestoi 34 persona në kuadër të hetimeve.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga gazeta holandeze De Telegraaf, tregojnë dhjetëra persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur rëndë, duke lëvizur në një zonë të banuar. Më pas ata largohen pas shkëmbimit të zjarrit.

Related article  E bujshme! AKU bllokon Red BULL, e pabesueshme çfarë zbuluan

Policia bëri të ditur se mes 34 personave të arrestuar ka shtetas të Holandës, Francës, Belgjikës dhe Algjerisë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Kryebashkiaku Joerie Minses deklaroi se komuniteti ishte përballur me “një formë ekstreme dhune, plotësisht të papranueshme”. Shefja e policisë holandeze, Janny Knol, e cilësoi incidentin si “të paprecedentë”.

Related article  Ku ishe bije? Hajde se babi dhe mami do te… Blerina Matraku rrëfen përballjen me babain pas skandálit të videove

Sipas policisë, dy efektivët e plagosur nuk ndodhen në gjendje kritike.

Gazeta De Gelderlander raportoi se viktima ishte roje sigurie në banesën ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit. Sipas të njëjtit burim, në këtë banesë kishte ndodhur një incident i ngjashëm edhe një vit më parë.

Related article  Familja Foniqi mes dhimbjes jep lajmin e kobshem

Mediat lokale raportojnë se autoritetet po shqyrtojnë një lidhje të mundshme të ngjarjes me Jos Leijdekkers, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia holandeze. Ai është dënuar për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe, sipas raportimeve të cituara, ndodhet aktualisht në Sierra Leone.

Published inPetravu