Reshje breshëri kanë përfshirë për rreth 30 minuta zonat e sipërme të Bracanjit dhe fshatin Dobranj, në Devoll. Ende nuk dihet nëse janë dëmtuar kulturat bujqësore. Vlerësimi i situatës pritet të bëhet gjatë mëngjesit të ditës së nesërme.
Në terren pritet të shkojnë specialistë të cilët do të verifikojnë nga afër pasojat e breshërit dhe dëmet e mundshme në tokat bujqësore.

Deri në këto momente, nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet, ndërsa vlerësimi në terren pritet të japë një pasqyrë më të qartë të situatës.
