Skip to content

E dhimbshme! Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur

Një lajm trishtë ka ardhur nga qyteti i Kukësit, ku sipërmarrësi i njohur në qytetin Juglindor, Dritan Germizi, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 49-vjeçare.

Lajmin e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, vëllai i sipërmarrësit, Xhadi Germizi, i cila ka njoftuar miqtë dhe të afërmit e tyre për ndarjen nga jeta të biznesmenit. Më tej ai shkruan se Drtiani do të ngelet përgjithmonë në zemrat e tyre.

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë ndarjen nga jeta të vëllaut tim të dashur, Dritan Islam Germizi.

U prehsh në paqe, vëlla.

Do të mbetesh përherë në zemrat tona”, shkruan Xhadi Germizi në Facebook.

Po ashtu për ndarjen nga jeta të 49-vjeçari kanë reaguar edhe miq dhe të afërm nga Kukësi, të cilët shkruajnë se largimi i tij në mënyrë të parakohshme, është një humbje e madhe.

Drtian Germizi ishte një biznesmeni i njohur në Kukës, pasi ishte pronar i një supermarketi në qendrën e qytetit.

Published inLajme