Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin këtë të hënë, ku një grua 37-vjeçare, e cila ishte shtatzënë, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Sipas të dhënave të para, 37-vjeçarja ishte paraqitur fillimisht në spitalin e Pogradecit pasi shfaqi probleme të prera shëndetësore. Pas vizitave dhe ekzaminimeve të para, mjekët e spitalit lokal e vlerësuan gjendjen si të komplikuar dhe vendosën dërgimin e saj me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Përkeqësimi i gjendjes gjatë rrugës
Gjatë transportimit me ambulancë, në afërsi të qytetit të Elbasanit, situata shëndetësore e të resë është rënduar me shpejtësi.
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se 37-vjeçarja ka pasur komplikacione të fortë, shoqëruar me të vjella, ndërsa dyshohet se mund të ketë pësuar një hemorragji të brendshme që i ka marrë edhe jetën.
Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun
Autoritetet dhe ekipet mjekësore kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave. Shkaqet e sakta të kësaj humbjeje të rëndë jete pritet të përcaktohen zyrtarisht pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore.
