Skip to content

Jep doreheqjen nga posti i rëndësishëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka vendosur të largohet nga postin i bashkëkryetares së Partisë Socialiste në degën e Vlorës, detyrë të cilën e mbante prej 1 viti e 3 muajsh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një mesazhi të ndarë në rrjetet sociale. Ismaili sqaroi se dorëheqja vjen në kuadër të fazës përfundimtare të riorganizimit të strukturave të PS-së, me qëllim që t’i çelet rruga procesit demokratik për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në degën e Vlorës.

Related article  U fsheh nga e bija për 10 vite, Misteri pas gjetjes së trupit të 90-vjeçares, ish-burri: Nuk ka djall të dytë si ajo, tha se…

Përgjatë kësaj periudhe, ajo e cilësoi drejtimin e kësaj dege si një përgjegjësi të lartë të besuar nga kryetari i partisë, Edi Rama, duke nënvizuar se ka dhënë maksimumin me përkushtim, korrektësi dhe integritet.

Related article  Daytime soap opera actress Jennifer Harmon dies at 82

Në mbyllje të mesazhit të saj, ministrja shprehu një falënderim të ngrohtë për të gjithë anëtarët, drejtuesit dhe bashkëpunëtorët socialistë në Vlorë për mbështetjen e vazhdueshme, duke e vlerësuar këtë përvojë si një nga kapitujt më të rëndësishëm në rrugëtimin e saj politik.

Related article  E pazakonte ne prtesten ne shesh, ja cfare ka ndodhur pak me pare
Published inNEWS