Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Ministrja e Rames shokon te dielen! jep doreheqjen e papritur…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë, post të cilin e mbante prej më shumë se një viti.

Lajmin Ismaili e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sqaruar se vendimi vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste.

Në mesazhin e saj, ministrja ka falënderuar kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë, ndërsa ka theksuar se gjatë periudhës 1-vjeçare e 3-mujore në drejtimin e degës së Vlorës është përpjekur ta ushtrojë detyrën me përkushtim, korrektësi dhe integritet.

Related article  Tr*nditet vendi me mijra shqiptare, ngjarja e rende me 2 humbje jete

LEXO EDHE: E gjithe Bota po “çmèndet” pas këtij emri, Nëse prísni vajzë mùnd t’i vèndòsni
“Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që për 1 vit e 3 muaj, të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture kaq të rëndësishme”, shkruan Ismaili.

Related article  Avokati britanik jep lajmin e madh për ish-krerët e UÇK-së

Ajo bën të ditur se dorëheqja synon t’i hapë rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të strukturës socialiste në Vlorë.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare drejtori i lartë i shtetit, para pak orësh bëri dedikimin emocionues për shokun e tij
“Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës”, deklaroi ajo.

Related article  Detajet e fundit nga ngjarja e rende, reagimi i policise!

Dorëheqja e Ismailit vjen në një moment kur Partia Socialiste po vijon procesin e riorganizimit të strukturave të saj lokale, ndërsa pritet që në vijim të përcaktohen edhe emrat që do të marrin drejtimin e degës së PS-së në Vlorë.

Deri tani nuk është bërë i ditur emri i pasuesit apo pasuesve të saj në drejtimin e strukturës lokale, ndërsa procesi pritet të vijojë sipas procedurave të brendshme të Partisë Socialiste.

Published inNEWS