Skip to content

Del emri i te riut qe humbi jeten ne aksident

Një 20-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy të tjerë, mes tyre një 15-vjeçar, mbetën të plagosur rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga në aksin Lurë–Rrëshen. Aksidenti ka ndodhur në një zonë malore dhe të pabanuar, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka qenë një drejtues tjetër mjeti që po kalonte në këtë aks, i cili ka konstatuar makinën e aksidentuar dhe më pas ka njoftuar Policinë.

Related article  E rëndë në Tiranë! E punësoi si dizenjuese, 48-vjeçari abuzon me të renë në apartamentin e tij!

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 20-vjeçari Klaudio Ndoj, i cili udhëtonte si pasagjer. Drejtuesi i automjetit, 20-vjeçari Arli Kacorri, dhe një tjetër pasagjer, 15 vjeç, mbetën të plagosur rëndë.

Për shkak të pozicionit ku kishte përfunduar automjeti dhe terrenit të vështirë, në vendngjarje është nevojitur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave nga automjeti dhe transportimin e të plagosurve drejt ambulancës, ndërsa është ndërhyrë edhe për tërheqjen e makinës nga gremina.

Related article  “Kam dòsjen tënde ku dèl ti dùke…” – Berisha ùltimatum Pjerin Ndreut: Jep dorëhèqjen, ose…

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten nën hetim. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia mund të ketë qenë një nga faktorët që ka ndikuar në daljen e automjetit nga rruga, por kjo ende nuk është konfirmuar nga hetimet.

Related article  Aksident me vd*kje! Makina bie në greminë, raportohet për vikt*ma

Segmenti ku ndodhi aksidenti kalon në një terren të thepisur malor, me kthesa të forta dhe gremina në anë të rrugës, çka ka vështirësuar edhe ndërhyrjen pas ngjarjes.

Hetimet pritet të përcaktojnë dinamikën e plotë të aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Published inPetravu