Skip to content

Policia gjen foshnjën pa jete brenda në valixhe

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Kypseli të Athinës, ku policia ka zbuluar trupin e një foshnjeje të vdekur brenda një valixheje.

Ngjarja u zbulua pas një denoncimi të bërë nga pronari i një apartamenti të dhënë me qira përmes Airbnb në qendër të Athinës, shkruajnë mediat.

Sipas raportimeve, pronari kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi personat që kishin marrë apartamentin me qira nuk po largoheshin dhe dyshohej se konsumonin lëndë narkotike.

Related article  Ndodh në vendin tone, 56-vjeçari kërcënon kushëririn me letër në derën e shtëpisë

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, patrullat e DIAS ndodheshin pranë zonës kur pronari i drejtoi drejt apartamentit. Brenda banesës ndodheshin një burrë me origjinë greke, vajza e tij 15-vjeçare dhe një shtetas afgan.

Në apartament u gjetën gjithashtu dy të mitur dhe një grua gjermane, e cila kishte bërë më herët kallëzim në polici. Efektivët morën nga banesa dy valixhe dhe i transportuan në komisariat për verifikim.

Related article  Detaje te reja per autorin e ngjarjes se rende

Aty, gjatë kontrollit të valixheve, policia zbuloi trupin e pajetë të një foshnjeje, duke shkaktuar tronditje te efektivët.

Gjatë marrjes në pyetje, gruaja gjermane dyshohet se ka deklaruar se foshnja ishte e saj dhe se kishte ndërruar jetë rreth tetë muaj më parë. Rrethanat e sakta të vdekjes dhe mënyra se si trupi është mbajtur dhe transportuar janë ende objekt hetimi.

Related article  Kujdes spíunët? Edi Rama lárgohèt në drejtim të paditur nga Shqípëria?? Fatmir Merkoçi zbùlon detajet e fòrta

Në kuadër të hetimeve po verifikohet edhe një tjetër informacion i rëndë. Sipas raportimeve, vajza 15-vjeçare që ndodhej në apartament dyshohet se është shtatzënë, ndërsa babai i fëmijës dyshohet se është shtetasi afgan që ndodhej në banesë.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim paraprak për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa për çështjen është vënë në dijeni edhe prokuroria.

Published inPetravu