Skip to content

E trishte, ngjarja tragjike qe shkaktoi dy humbje jete

Bilanc i rende ne ngjarjen e trishte ndodur diten e djeshme në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.

Fillimisht, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Ndërsa elektricisti David Deda, 46 vjeç, i cili gjithashtu ra në kontakt me rrymën, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Related article  “Nuk e dua Kiarën në krah”? Përplasje para nisjes së “Portokalli”, çfarë po raportohet për Agron Llakajn, Kiara Titon dhe Xhemi Shehun

Sipas informacionit paraprak të policisë, dy personat dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.

Related article  I merret jeta Viktor Bardhit, hkmarrja e “fjetur” e fisit të tyre me atë Reçi (NJOFTIMI I POLICISË)

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Related article  Qëlloi me tullë policen dhe e la pa ndjenja, djali nga Kamza e thotë troç: Isha i mërzitur se nuk kisha lekë të …
Published inPetravu