Skip to content

Konflikti qe perfundoi me pasoja fatale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një konflikt familjar është kthyer në tragjedi në provincën e Lecco-s. Sipas mediave italiane, një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga babai i tij 83-vjeçar.

Related article  Mësuesja e martuar kreu

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku babë e bir jetonin së bashku, të cilët gjatë një konflikti, 83-vjeçari dyshohet se ka sulmuar të birin me një thikë kuzhine.

Related article  Gazetarja jep detaje si ndodhi ngjarja në Ksamil, Sokrat Vata mbeti i plagosur edhe vetë, lidhja e tij me efektivin e policisë

Si pasojë, 49-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit San Gerardo në Monza. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe humbi jetën.

Related article  Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur

Pas ngjarjes, karabinierët arrestuan 83-vjeçarin, i cili dyshohet për vrasje. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes, që çuan në këtë tragjedi.

Published inNEWS