Skip to content

Shpërthen bombola e gazit në shtëpi

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Markatomaj të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake raportohet për 5 persona të plagosur, pjesëtarë të së njëjtës familje.

Related article  Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë pësuar djegie të shumta në trup.

Related article  Televizioni shqiptar shkárkon gazètaren e njohur vetëm pse nuk pránoi të lexonte shkrimin që lavdëronte qeverine

Efektivët e Policisë janë në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Published inPetravu