Skip to content

Dalin emrat e personave qe humben jeten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karmë të Vaut të Dejës.

Dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe.

Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit dhe David Deda, elektricist, kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Related article  Flet shqiptari që iku nga Irani: Ja ç'po ndodh atje që nuk e mendoni kurre

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Related article  50-vjèçári shqíptar VD*S në duart e mjèkëve grekë, u pl*gos në kokë në pùnë kur... (EMRI)

“Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.

Related article  I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët paralajmërojnë

Si pasojë, shtetasi S. P. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa shtetasi D. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia./vizionplus.tv

Published inPetravu