Skip to content

Lajm i kobshem, nderron jete e reja qe u perfshi ne ngjarjen e rende

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

E reja pësoi djegie në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua në Turqi për mjekim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj vijoi të ishte kritike dhe Ana fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Ana jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Ndarja e saj nga jeta ka thelluar dhimbjen e familjes, pas tragjedisë së rëndë të 16 gushtit.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit, duke plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve.

Familja e saj ka bere njoftimin e kobshem duke thene se ceremonia e lamtumirës së fundit për Ana Dyrmishin do të zhvillohet nesër, në orën 15:00, në Varrezat e Reja të Durrësit.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve.

Published inLajme