Skip to content

Nje tjeter aksident me pasoja fatale

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit, me inicialet V. L., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili ka dalë nga rruga.

Related article  Une e dashuroja atë, nuk e dija se Adi do më...!

I plagosuri u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve të marra dhe ndërroi jetë pak më vonë.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Related article  Alarmi nga mediat jo vendase: Irani kërcënon vendin tone, synon të godasë MEK

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Related article  SHKRUMBOHET makina në autostradën Fier-Vlorë, nuk dihen ende shkaqet

Hetimet vijojnë.

Published inPetravu