Skip to content

Ngjarje e rende mbremjen e sotme

Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhym të njësisë Krutje, në Lushnjë, ku bëhet me dije se djali ka vrarë të dy prindërit. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes dhe ka tronditur fshatin.

Related article  Mariska Hargitay, 62, Debuts a Bold New Super-Short Haircut — A Look at Her Hair Transformation

Paraprakisht, bëhet me dije se autor i dyshuar i ngjarjes tragjike është shtetasi Florjan Dalladaku. Ai ka qëlluar me sëpatë të dy prindërit, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Forca të shumta policie janë nisur me urgjencë drejt fshatit Zhym dhe përgjatë rrugëve lidhëse janë ngritur postblloqe, sepse autoritetet janë njoftuar se ky shtetas është larguar nga vendngjarja me një automjet.

Related article  Trafik i renduar ne kete rruge te vendit tone

Dyshimet janë se shtetasi Florjan Dalladaku vuan nga probleme të shëndetit mendor, të cilat janë bërë shkak për tragjedinë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i ngritur nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, dhe pritet që së shpejti të kemi dhe njoftim zyrtar.

Related article  E gjithe Bota po “çmèndet” pas këtij emri, Nëse prísni vajzë mùnd t’i vèndòsni
Published inNEWS