Skip to content

Po kthehej prej pune kur u përplas për vdkje nga makina/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia …

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku babai i tre fëmijëve të mitur, Vasil Hasani, 41 vjeç, u përplas nga një makinë në aksin Shkozet-Shijak, në Rrashbull, ndërsa lëvizte me biçikletë.

Related article  Paolo Fox rrefen horoskopin javor

41-vjeçari, pasi është përplasur me makinë rreth orës 02:00, është lënë në rrugë pa iu dhënë ndihma e parë, teksa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

I riu është gjetur rreth orës 06:00 të mëngjesit nga një kalimtar, i cili ka njoftuar autoritetet, por ishte tepër vonë, pasi babai i tre fëmijëve kishte ndërruar jetë.

Related article  I thurëm lavde se shpërtheu ndaj Ramës! Gerta Shino zbulon lidhjen e Sidorela Gjonit me vëllain e Edi Ramës: Ato shkojnë në..

Policia ende nuk e ka identifikuar autorin, i cili është larguar pa i dhënë ndihmën e parë 41-vjeçarit, i cili qëndroi për më shumë se katër orë në rrugë.

Related article  Aksidenti TR*GJIK ku humbën jetën nënë e bir nga Shqipëria! Publikohen PAMJE dhe fjalet e ...

Hasani ka qenë duke u kthyer nga puna në kohën kur është aksidentuar, ndërsa familja i bën thirrje autoriteteve që të zbardhin rastin dhe të vënë para drejtësisë shoferin e aksidentit./Top Channel

Published inNEWS