Skip to content

Xum Allushi jep lajmin e kobshem

Xum Allushi ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të dhimbshëm për humbjen e një miku të tij të fëmijërisë.

Përmes një fotografie të vjetër ku shfaqen së bashku, Xumi ka kujtuar mikun e tij, duke treguar se janë rritur në të njëjtën lagje në Durrës dhe kanë ndarë shumë momente gjatë fëmijërisë.

Nga fjalët e tij kuptohet se ai ka marrë pjesë në përcjelljen e fundit të mikut, një moment që e ka përjetuar rëndë.

Related article  Ngjarje e rende kete te premte, dalin detajet e para

“Tono, na thyve zemrën vlla. U rritëm të dy bashkë te lagjja ‘Restorant Durrësit’. Sot ishte ditë e vështirë shumë për mua kur të pashë që të hodhën dheun sipër”, shkruan Xumi.

Ai e përshkruan mikun e ndjerë si “djalë të mirë dhe trim”, ndërsa kujton me nostalgji vitet kur dilnin nga shtëpia për të parë njëri-tjetrin dhe aventurat që bënin së bashku nëpër lagje.

Published inNEWS