Skip to content

Dhimbje e madhe për familjen Gjergji, dalin pamjet: Ky është Klausi, 22-vjeçari vdìq dje në plazh pasi u gódit nga helika e gomones

Newsbomb.al ka siguruar ditën e sotme foton e të riut Klaus Gjergji i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike, në zonën detare midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun. I riu nga Shkodra mbylli sytë përgjithmonë në moshën më të bukur të rinisë, pasi ra nga gomonia dhe u plagos rëndë nga helika e motorit.

Humbja tragjike e Klausit i ka tronditur të gjithë, e më së shumti familjen Gjergji. Zemërthyer për humbjen e 22-vjeçarit ka reaguar dhe i afërmi i tij Dritan Gjergji. Ky i fundit përmes një postimi të ndarë ditën e sotme në Facebook, shkroi fjalë zemre për nipin Klaus.

Related article  Politika shqiptare ne ZI Ndahet nga jeta papritur ish-kryebashkiaku i njohur (Emri)

“Një dhimbje e madhe për të gjithë fisin tonë. Krishti të pastë në parriz nipi ynë i dashur Klaus Gjergji” shkruhet në postimin e ndarë ditën e sotme nga Dritan Gjergji, i siguruar nga newsbomb.al.

Dhimbje e madhe për familjen Gjergji, del FOTO: Ky është Klausi,

Klaus Gjergji

Siç raportuam dhe ditën e djeshme, 22 vjeçari ka qenë në mjetin lundrues bashkë me dy shtetas të tjerë, shokë të tij, kur aksidentalisht është rrëzuar dhe helika e ka dëmtuar rëndë.

Related article  “Unë jam socialist por s’kam mbyllur sytë”/ Braçe sërish mesazh për protestën: Po…

Efektivët e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë shkuar menjëherë në thellësi të detit, në një zonë lundrimi shumë larg bregut, sapo është marrë njoftim për aksidentin në ujë.

Rreth orës 16:15, në zonën detare midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, Klaus Gjergji, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord, ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të saj.

Efektivët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë në mes të detit dhe 22 vjeçari është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare deri në breg. Aty është marrë me autoambulancë dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Related article  Burri Po Fotografonte Gruan e Tij në Varkë – Por Një Detaj

Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, Klaus Gjergji ka humbur jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, pasi fillimisht u raportua për përplasje të dy gomoneve në det.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Gjergji për humbjen tragjike të djalit të tyre. 

Published inNEWS