Skip to content

Autobuzi me turiste perfshihet ne ìncidentin e rénde

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një person ka humbur jetën. Raportohet se një autobus që po transportonte turistë u përfshi nga flakët pranë kryqëzimit të rrugëve “State Route 60” dhe “Azusa Avenue”, në zonën e Hacienda Heights.

Sipas autoriteteve, zjarri nisi në pjesën e pasme të autobusit dhe përfshiu disa rreshta sediljesh. Automjeti dyshohet se i përkiste kompanisë meksikane të transportit turistik Viajes Azteca.

Related article  Al*rm për substancë të rrezikshme në aeroportin e madh, detajet e perditesuara

Forcat e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën një person të pajetë. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll përpara se flakët të përfshinin të gjithë autobusin. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e pasme të automjetit të dëmtuar rëndë. Incidenti shkaktoi gjithashtu bllokime të trafikut në një pjesë të autostradës.

Related article  Historia e trishtë/ U nda nga jeta, kush është mjeku që nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Autoritetet bëjnë të ditur se autobusi nuk ishte përfshirë në ndonjë aksident trafiku përpara se të shpërthente zjarri. Shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e zjarrit vijojnë.

Related article  Bëhet gati partia “OSMANE” në Shqipëri! Arsyet përse osmanllinjtë shqiptarë po zbresin në politikë?!
Published inNEWS