Skip to content

“Sokrat, jemi këtu o shpirt, ta dish se…”, familjarët me thìrrje në lot para gjykatës të arréstuarin për vrásjen në Ksamil

Në Gjykatën e Sarandës po zhvillohet sot, 21 gusht, seanca për caktimin e masave të sigurisë për 12 personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Mendes, pas sherrit të ndodhur në lokalin “Princepotes” në Ksamil. Në mesin e të arrestuarve është edhe Sokrat Vata, i akuzuar si autor i dyshuar i ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe do të gjykohen në mungesë.

Të arrestuarit janë sjellë në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruar nga forcat “Shqiponja” dhe FNSH.

Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë gjykatës ndodheshin edhe familjarë e të afërm të Sokrat Vatës. Në pamjet e siguruara, një grua dëgjohet duke i thënë: “Sokrat, jemi këtu o shpirt”.

Ndërkohë, një tjetër person, një burrë, e ka thirrur në turqisht: “Sokrat, abi”, që në shqip përkthehet “Sokrat, vëlla”.

Sokrat Vata përballet me akuzën e vrasjes, ndërsa ndaj të arrestuarve të tjerë janë ngritur akuza të ndryshme, mes tyre “përkrahje të autorit të krimit”, “moskallëzim krimi” dhe “mosmarrja e masave për ndërprerjen e paligjshmërisë”.

Related article  ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas

Seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë vijon prej më shumë se një ore.

Sipas grupit hetimor, nga veprimet hetimore rezulton se:

Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez Luis Mendes, 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi David Heurtevent, (David Gjana) tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Related article  Po shuanin zjarret, bie tragjikisht helikopteri. nderrojne jete 7 persona

Ndërsa shtetasit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi Sokrat Vata, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me flokët e gjatë lëshuar dhe i qetë mes policëve,
Viktima Luis Miguel Varela Mendes
Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), Luciano Seferi (punonjës i I. E. V. P. Fier), Romeo Shehu (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe Kristi Koshi, të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Related article  Dyshohet se shkaktoi zjarrin e frikshëm! Arrestohet punëtori, rrezikon deri në 10 vite burg

Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi Bekim Bulica, i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit Sokrat Vata dhe David Heurtevent, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina, Luciano Seferi, Kristi Koshi, Bekim Bulica dhe Romeo Shehu, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin Miosid Matushaj, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

© Newsbomb.al

Published inNEWS