Skip to content

Plgosje ne vend, qéllohet drejt emrit te njohur

Vladimir Bruçi, një emër i njohur për policinë…

Një plagosje me armë është regjistruar në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve të para i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimir Bruçi i njohur si Lad Bruçi, një emër i njohur për Policinë.

Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Related article  Nje tjeter ngjarje e rende ne bregdetin shqiptar

Autori i dyshuar është identifikuar si Pjerin Bitani, fqinji i tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve për kamerat e sigurisë.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Related article  E fundit! I “rrethuar” nga protestat! Edi Rama bën shkarkimin e bujshëm në qeveri! Largohet…

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.

Vladimir Bruçi është babai i Alban Bruçit, një emër i njohur për policinë, i cili më 7 shtator 2024 tentoi të eliminonte fizikisht boksierin dhe kampionin Arjon Kajoshi. Po ashtu në vitin 2024 Vladimir Bruçi u dhunua fizikisht pas sherrit për një vend parkimi.

Related article  Qeveria paralajmëroi rritje pensionesh brenda korrikut, ja sa do të jetë vërtetë shuma që do të përfitojnë
Published inNEWS