Skip to content

Gazetarja jep detaje si ndodhi ngjarja në Ksamil, Sokrat Vata mbeti i plagosur edhe vetë, lidhja e tij me efektivin e policisë

Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e kësaj të marte Ksamilin, ku 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes humbi jetën pasi u qëllua disa herë me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me dinamikën e ngjarjes e cila sipas saj dhe asaj që është raportuar më herët thuhet se nisi gjatë një feste të organizuar në hotelin “Principote”.

Sipas Lalës, viktima ndodhej në festë së bashku me disa miq të tij francezë, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur pas një debati për një vajzë shqiptare. Situata më pas ka agravuar dhe në përleshje është përfshirë edhe Sokrat Vata.

Related article  E pabesueshme! Kerkohet me urgjence doreheqja, Edi Rama befason: "Kam firmosur..."

29-vjeçari punonte si orientues për turistët dhe sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja, kishte njohje të gjuhëve të huaja, të fituara gjatë periudhave që kishte qëndruar në Britani dhe Francë.

Në konflikt është përfshirë edhe efektivi i Policisë së Shtetit, Moisid Matushaj, i cili në atë kohë punonte në biznesin ku ndodhi sherri. Pas përleshjes fizike, gjatë së cilës edhe Vata mbeti i plagosur, 29-vjeçari ka dalë në ambientet e jashtme të kompleksit.

Related article  Body language expert reveals why Donald Trump did not react during WHCD assassination attempt

Aty, sipas të dhënave të bëra publike, ai ka goditur disa herë me thikë të riun portugez Luis Miguel Varela Mendes, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

Pas ngjarjes, Vata është larguar nga vendi i krimit, fillimisht me ndihmën e efektivit Moisid Matushaj. Por situata ka marrë një tjetër kthesë kur 29-vjeçari ka kërkuar që të dërgohej në spital, pasi ishte plagosur gjatë përleshjes.

Në këto rrethana, Matushaj e ka lënë atë në mes të rrugës dhe ka njoftuar Policinë për atë që kishte ndodhur.

Related article  Tjetër aksident i rëndë/ I plagosuri, transportohet me urgjencë drejt Traumës, por...

I plagosur dhe në përpjekje për t’u shpëtuar kontrolleve policore, Sokrat Vata ka vijuar arratisjen. Ai është kapur në Levan, ku ishte fshehur në bagazhin e një automjeti me të cilin udhëtonin dy shtetas turq.

Sipas dëshmive të tyre, ata e njihnin 29-vjeçarin dhe e paguanin për të punuar si roje sigurie, ndërsa Vata dyshohet se ishte futur në bagazh pranë Levanit për t’u shmangur postoblloqeve të Policisë.

Published inNEWS