Skip to content

Nje tjeter ngjarje e rende ne bregdetin shqiptar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Porto Palermo të Vlorës, ku shpërthimi i motorit të një skafi ka lënë të plagosur disa persona.

Sipas informacioneve paraprake, katër persona kanë pësuar djegie të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa disa të tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta.

Related article  66-vjeçari gjendet i pajetë në një automjet të përfshirë nga flakët

Të plagosurit në gjendje më të rëndë janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do të marrin trajtim më të specializuar mjekësor.

Related article  Tirana drejt transformimit/ Qeveria miraton Kompleksin e Ri Qeveritar në këtë zonë…

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga benzina që ndodhej në skaf, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten ende për t’u përcaktuar.

Related article  Man Arrested After 3 Slain Family Members, Including Nearly-Decapitated Boy, Found Zip-Tied in Their Home

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së shpërthimit.

Published inNEWS