Skip to content

Top Channel e “tradhtoi” dhe e hoqi nga puna! Vjen reagimi urgjent dhe i papritur i Bora Zemanit! Cfarë i ka ndodhur me “shefen”?

Bora Zemani është shfaqur për herë të parë në rrjetet sociale pas raportimeve se rrugëtimi i saj në Top Channel ka përfunduar dhe se nuk do të jetë pjesë e televizionit në sezonin e ri.

Moderatorja ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt lajmet që kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit. Në vend të një deklarate, ajo ka publikuar një seri fotografish nga pushimet, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Donald Veshaj, dhe djalin e saj.

Related article  Paratë dhe pushteti vijnë me THASË, kjo shenjë horoskopi hyn në dekadën më me fat të jetës

Në një prej fotove, Donaldi shfaqet duke realizuar një selfie gjatë një aktiviteti në det, ndërsa pranë tij është djali i Borës dhe në sfond vetë moderatorja.

Postimi është shoqëruar vetëm me simbolin e diellit, pa asnjë referencë për situatën profesionale që po komentohet aktualisht në media.

Related article  WHOOPI GOLDBERG CAUSES A SHOCK BY SILENTLY SENDING A SOS TO KAROLINE LEAVITT – THE TRUTH BEHIND HAS BEEN REVEALED!

Ky është aktiviteti i parë publik i Zemanit pas lajmit se bashkëpunimi i saj disavjeçar me Top Channel ka përfunduar. Deri tani, ajo nuk ka dhënë një version të sajin për largimin dhe as nuk ka zbuluar se ku do ta shohë publiku sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në media dhe rrjetet sociale vijon të përflitet mundësia që Bora të kalojë në Vizion Plus dhe t’i besohet drejtimi i “Ferma VIP Club”. Megjithatë, një lëvizje e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Related article  Man dies after security shoots him by mistake at 'No Kings' rally amid rifle threat

Për momentin, moderatorja duket se ka zgjedhur të qëndrojë larg diskutimeve për të ardhmen e saj televizive, duke ndarë me ndjekësit vetëm momente nga ditët e pushimit me familjen.

Published inNEWS