Skip to content

Resorti tursitik perfshihet nga flaket

Situata ne vendin tone, lidhur me zjarret, duket se eshte alarmante. Pas zjarrit të mbrëmshëm në një hotel në Vlorë, një tjetër resort turistik është përfshirë nga flakët në Shqipëri.

Mëngjesin e së dielës, flakët kanë përfshirë resortin “Mesopotam Agroturizëm”, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër.

Related article  E fundit, Policia e Shtetit 'nuk fal", procedohen 11 protestues! Befason arsyeja...

Si pasojë e zjarrit, ky resort është bërë shkrumb e hi, por nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele, derisa flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën.

Related article  Më jep celularin!” Cfarë pa burri që i mori jetën bashkeshortes se tij Bardha Ziçit

Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.

Related article  Udhëtimi me varkë kthehet në tr*gjedi

Ky resort konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në këtë zonë.

Published inNEWS