Skip to content

Mjekësia shqiptare në zi! Dha kontribut të çmuar në formimin e brezave të ri, ndahet nga jeta doktori dhe profesori i madh

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e mjekësisë në vendin tonë, ku është ndarë nga jeta, në moshën 97-vjeçare, Qemal Poçi. Ai mbante titullin Doktor i Shkencave Veterinare dhe një prej figurave të rëndësishme të zhvillimit të Toksikologjisë Veterinare në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga Urdhri i Mjekut Veterinar, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët, kolegët dhe brezat e mjekëve veterinerë që u formuan nën ndikimin e tij. Poçi ishte diplomuar me Diplomë të Artë në Akademinë Veterinare të Moskës dhe ishte specializuar në fushën e toksikologjisë ushtarake. Për më shumë se tri dekada, ai i shërbeu veterinarisë shqiptare, si në strukturat ushtarake ashtu edhe në ato civile.

Related article  Trump Erupts in Fury as Jimmy Kimmel Spills Shocking Eric & Don Jr. Secrets Live !

Gjatë karrierës së tij, ai punoi në Spitalin Qendror Veterinar, në ekonomitë më të mëdha bujqësore të vendit dhe në Institutin e Kërkimeve Veterinare. Një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tij ia kushtoi edhe mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

Ceremonia e përcjelljes së fundit do të zhvillohet më 16 gusht, në orën 11:00, në Qendrën Funerale “Alba”, në Rrugën e Durrësit, Tiranë.

Related article  “Pas të nxehtit priten stuhi intensive dhe përmbytje në…”/ shtang Lajda Porja

Njoftimi i Urdhrit të Mjekut Veterinar:

Me hidhërim të thellë njoftojmë komunitetin veterinar shqiptar se dje, më 14 gusht, u nda nga jeta, në moshën 97-vjeçare, Dr. Qemal Poçi, Doktor i Shkencave Veterinare dhe një ndër themeluesit e Toksikologjisë Veterinare në vendin tonë.

I diplomuar me diplomë të Artë në Akademinë Veterinare të Moskës dhe i specializuar në fushën e toksikologjisë ushtarake, Dr. Poçi i kushtoi mbi tri dekada pune shërbimit veterinar ushtarak e civil, Spitalit Qendror Veterinar, ekonomive më të mëdha bujqësore të vendit, Institutit të Kërkimeve Veterinare dhe mësimdhënies në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.

Related article  Befason parashikimi i motit per fundin e muajit dhe nisjen e Korrikut

Puna e tij kërkimore, parandaluese dhe klinike në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve e të kafshëve nga helmimet dhe nga armët e dëmtimit në masë, si dhe kontributi i tij në formimin e brezave të mjekëve veterinerë, mbeten pjesë e pashlyeshme e historisë së profesionit tonë.

Ceremonia e përcjelljes së fundit do të zhvillohet nesër, më 16 gusht, në orën 11:00, në Qendra Funerale “Alba”, Rruga e Durrësit, Tiranë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve të tij.

Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!

Published inNEWS