Skip to content

Del foto e autorit te ngjarjes se rende

Publikohen fotot e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e turistit portugez pranë kompleksit “Principote” në Ksamil.

Në pamjet e bëra publike, Vata shfaqet në ambientet e një lokali, ndërsa në një tjetër fotografi shihet brenda një automjeti.

Related article  Meri jep parashikimin e bujshem per 2 datat e fuqishme ne Korrik

29-vjeçari, i cili punonte si roje plazhi dhe roje sigurie pranë kompleksit “Principote”, u arrestua disa orë pas ngjarjes. Policia arriti ta lokalizonte në aksin rrugor Levan–Fier, ku u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti.

Sipas informacioneve të deritanishme, Vata dyshohet se po tentonte të largohej pas ngjarjes, ndërsa në arratisje po ndihmohej nga shtetas të huaj.

Related article  E rende, nderron jete personi qe u aksidentua jave me pare

Pas arrestimit, ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka zgjedhur të mos japë deklarime lidhur me ngjarjen.

Related article  Aksioni blic i SPAK, disa policë të arrestuar

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe rrethanat e plota të përplasjes që përfundoi me vdekjen e turistit portugez, si dhe për të përcaktuar rolin e personave që dyshohet se ndihmuan 29-vjeçarin gjatë largimit.

Published inNEWS