Skip to content

Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit, Sinoptikania zbulon…

Ditëve super të nxehta të verës duket se po u vjen fundi. Meteorologia Tanja Porja tha se i nxehti ekstrem mund të zgjasë dhe dy tre ditë, me temperatura të ngjashme.

“Sigurisht që presim rënien të vlerave termike, por kjo është vala e nxehtësisë më intensive dhe presim që ky të jetë dhe kulmi i kësaj vere. Më pas, të gjitha tendencat janë të temperaturave në rënie, si në vlerat e mëngjesit ashtu edhe në të mesditës për ditët vijuese. Fatkeqësisht rënia do të jetë shumë e lehtë dhe shumë graduale dhe presim që pas mesjavës tjetër ta kemi më të ndjeshme rënien e temperaturave. Pas datës 12-13 gusht presim ta ndjejmë rënien e vlerave termike ku termometri të zbres në 36 apo 37 dhe më pas në pjesën e dytë të gushtit normalisht presim një tjetër tablo termike”, tha ajo.

Related article  Nuk ndalet Rama! Merr nje tjeter vendim te forte qe prek cdo shqiptar

LEXO MË SHUMË! Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues
Kjo verë ka qenë jashtëzakonisht shumë e nxehtë vlerat maksimale në territor kanë qenë shumë të larta, tha Porja.

Related article  Aksident tragjik, humb jetën një djalë një i ri

“Po ta shohësh grafikun, që nga fillimi i qershorit deri në fund janë temperatura 35°C dhe mbi 35°C”.

Sipas meteorologes, për shkak të temperaturave të, kjo verë mund të jetë edhe më e nxehta në historinë e matjeve.

LEXO MË SHUMË! Aksidenti tragjik që shkaktoi vdekjen e 7-vjeçarit, Gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo
“Në historinë matjeve, është vera 2023, vera e cila theu rekorde në të gjitha kontinentet. Sigurisht që pati temperatura ekstremisht të larta në të gjithë Europën dhe në Shqipëri. Nuk mund ta themi që 2026 do të jetë vera më e nxehtë. Do presim të mbarojë vera. Pra deri më 31 gusht. Por një gjë ju siguroj, që ky vit ka sinjale që të jetë viti më i nxehtë në historinë e matjeve”, tha Porja.

Related article  E PAPRITUR - Tirana po ‘pervelohet’, ne kete qytet nisi stuhia e papritur, reshje të dendura shiu dhe breshër (Video)
Published inNEWS