Skip to content

Egzona Ademi ben kallezimin e saj ne Polici

Ndërsa videot intime të regjistruara nga kamerat e sigurisë në banesën e kompozitorit Adrian Hila vijojnë të qarkullojnë në rrjet, një prej grave që shfaqet në pamje ka bërë denoncimin e parë në polici.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova me inicialet Egzona Ademi, e cila ka dhënë deklarimet e saj për rrethanat e ngjarjes dhe ka denoncuar personin që dyshon se ka shpërndarë pamjet.

Në dëshminë e saj, ajo ka permendur nje emer te forte te momentit sic eshte Adrian Hila dhe ajo ka perjashtuar faktin se ai ka shperndare videot.

Related article  Tozaj vazhdon me denoncimet e forta

Deklarata e saj befason te gjithe pasi ajo nuk e sheh kompozitorin si personin që i ka nxjerrë videot.

Këngëtarja ka përmendur me emër një prej personave që, sipas saj, ka qenë ndër të parët që ka publikuar pamjet në portale, duke e bërë atë përgjegjës për shpërndarjen e materialeve intime.

Në kuadër të hetimit, policia ka marrë deri tani katër deklarime. Mes personave të pyetur janë tre këngëtare, Eli Fara, Blerina Matraku dhe Egzona Ademi si edhe vetë Adrian Hila.

Related article  Lekundet Toka ne Shqiperi, ja ku ishte epiqendra, dalin detajet

Kompozitori ka deklaruar se pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në ambientet private janë siguruar në mënyrë të paligjshme, duke pretenduar se sistemet e tij të kamerave janë hakeruar.

Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, e cila, sipas Kodit Penal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Në polici është kontaktuar gjithashtu edhe një këngëtar i ri, Gentian Hoxha, i cili është shfaqur në disa prej pamjeve intime me kompozitorin. Sipas deklarimit të tij, marrëdhënia ka qenë me pëlqim dhe ka nisur pasi ai kishte arritur moshën madhore.

Related article  EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

Për rastin, Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa hetimi përfshin disa vepra penale që lidhen me përgjimin dhe ndërhyrjen e paligjshme në të dhënat kompjuterike, keqpërdorimin e pajisjeve dhe cenimin e jetës private.

Hetimet pritet të përcaktojnë se si janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, kush i ka nxjerrë ato fillimisht dhe si kanë përfunduar më pas në portale dhe rrjete sociale.

Published inNEWS