Skip to content

Stuhi e fuqishme në vend, përmbytet një pjesë e shëtitores

Moti i keq ka përfshirë pasditen e kësaj të premte qytetin e Pogradecit, duke sjellë një ndryshim të shpejtë nga i nxehti i madh që ka shoqëruar vendin tonë gjatë javëve të fundit. Ajo që nisi si një vranësirë dhe stuhi e papritur, është shndërruar shpejt në përmbytje në disa prej rrugëve kryesore të qytetit.

Related article  Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon me gisht Trump atletet e tij të bardha, ja si reagon Presidenti amerikan

Siç shihet qartë edhe nga pamjet e siguruara në terren, reshjet e dendura të shiut kanë kapluar zonën, duke bërë që sistemet e kullimit të mbingarkohen.

Vështirësitë më të mëdha raportohen në rrugën “Dëshmorët e Pojskës” si dhe përgjatë shëtitores së qytetit, ku niveli i ujit ka arritur në kuota të konsiderueshme, duke pushtuar të gjithë hapësirën e kalimit.

Related article  Federal judge rules in Trump deportation clash with anti-Israel ringleader

Pamjet tregojnë qytetarë dhe këmbësorë të detyruar të heqin këpucët për të kaluar përmes ujit, ndërsa disa të tjerë përpiqen të lëvizin me biçikleta përmes rrugëve të bllokuara nga uji.

LEXO MË SHUMË!  Mbledhja e socialistëve, Rama kritika të vetëve, dhe përplasje me Braçen! Deputeti largohet nga takimi

Kjo kthesë drastike e motit vjen pas një periudhe të gjatë thatësire dhe temperaturash të larta, të cilat u shoqëruan me vatra të shumta zjarri në mbarë vendin.

Related article  Musk caught in ‘code red’ moment

Published inNEWS