Skip to content

U arrestua sot per spiunazh, kush eshte mesuesi shqiptar qe shiste sekrete te BIA serbe (EMRI-DETAJE)

Policia e Kosovës vuri në pranga ditën e sotme shtetasin Fehim Sali, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”. Nërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me identitetin e këtij personi. Ai dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Ai dyshohet gjithashtu se ka mbajtur kontakte me një zyrtar të kësaj agjencie, të identifikuar si Zhelimir Matoviç. Fehim Sali, ka punuar si mësues në shkollën fillore serbe “9 Maji”, në Rapçë të Dragashit, institucion ky ku sipas të dhënave të bëra publike e ka fituar me ndikimin ish-ministrit të arsimit në qeverinë e Serbisë Branko Ruzhiç. Ndërsa siç shihet në foton e vendosur më sipër ai shihet krahë Ivica Daciç, i cili ka shërbyer eshe si zëvendës kryeministër i Serbisë.

Related article  Killer of six-year-old boy abducted and murdered the first time his parents let him walk home alone has conviction overturned

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Sali është angazhuar në aktivitete të ndryshme të shoqërisë civile dhe, si pjesëtar i komunitetit goran, ka qenë i lidhur me një numër organizatash joqeveritare përmes të cilave ka përfituar projekte me vlera të ndryshme financiare, raportojnë mediat në Kosovë.

Related article  Nga dorëheqja e Edi Ramës te zgjedhjet, Grupit Koordinues i “rrjedhin” mesazhet! Rama publikon planet për

Gjatë periudhës 2022–2024, ai ka qenë anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës, duke pasur kështu mundësi të jetë pjesë e një mekanizmi institucional që shërben për përfaqësimin dhe komunikimin e komuniteteve joshumicë me institucionet e vendit.

Në prill të vitit 2024 është regjistruar në Serbi organizatën joqeveritare “Moja Gora”, ndërsa në Kosovë, në vitin 2020, ai ka themeluar organizatën “Udruzhenje gragjana Gora/Zelena”. Përmes këtyre angazhimeve, ai ka ruajtur lidhje me pjesëtarë të komunitetit goran dhe me struktura të ndryshme politike e shoqërore në Kosovë dhe Serbi.

Related article  Officials finally think they know origin of hantavirus outbreak on cruise that caused three deaths

Po ashtu autoritetet janë duke hetuar në lidhje me një dyshim se ai ka mbledhur vota në mbështetje të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Kujtojmë se gjatë operacionit atij iu sekuestruan 39 500 euro, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të shërbejnë si prova në vijimin e hetimeve.

Published inNEWS