Skip to content

Durrës: Burrë e grua qllojnë njëri-tjetrin, arsyeja do iu bëjë ti vini duart në kokë

Dashuria në kohët e sotme merr forma nga më të çuditshmet, por në Shkozet të Durrësit çifti i radhës e ka çuar nocionin “deri sa vdekja të na ndajë” në një nivel krejt tjetër.

Pasditen e kësaj të enjteje, një sherr në familje ka degraduar në një raund të mirëfilltë “skermë” shtëpiake, ku burrë e grua kanë vendosur të zgjidhin mosmarrëveshjet jo me fjalë, por duke qëlluar njëri-tjetrin me thikë. Rezultati? Një barazim i pastër ku të dy kanë mbetur të plagosur rëndë.

Related article  Pas 35 ditësh proteste, Rama “qetëson” situatën dhe jep lajmin e madh

Pas përplasjes së armëve në kuzhinë, në vendngjarje kanë mbërritur me nxitim policia dhe ambulanca, të cilat, në vend që të arrestonin njërin, u detyruan t’i marrin të dy me një rrugë për në spital.

Related article  Mamdani Furious After Israel Intercepts Gaza-Bound Flotilla

Tashmë çifti i “dashuruar” po merr ndihmën e nevojshme mjekësore krah për krah në dhomat e spitalit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende nën monitorim. Motivet se pse vendosën të bënin këtë “shkëmbim dhuratash” me tehe të mprehta nuk dihen ende, por duket se pasionin nuk e kanë kursyer fare.

Related article  Aksident i rëndë në vend/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagosen 2 persona

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon me përkushtim për të zbardhur dinamikën e këtij “dueli” familjar dhe për të kuptuar se kush e hëngri thikën e parë e kush ia ktheu kusurin.

Published inNEWS