Skip to content

“Smund ta gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Haluci ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej me familjen për pushime.

Gazetari dhe shkrimtari Mitro Çela ka sjellë në vëmendje një histori të pazakontë nga jeta e Halucit.

Sipas rrëfimit të Çelës, Skënder Haluci u arrestua në Tropojë, nën akuzën se kishte planifikuar të vriste ish-presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alinë.

Çela tregon se pas gjyqit, Haluci u dënua fillimisht me pushkatim. Për dy ditë, ai qëndroi me skafandër në kokë, ndërsa pritej vendimi përfundimtar.

Related article  French Rape Survivor Gisèle Pelicot Says Falling in Love Again at Age 73 Was a 'Gift from Life'

Më pas erdhi falja e dënimit. Në vend të ekzekutimit, Halucit iu dha një dënim prej 25 vitesh burgim.

Gjatë kohës që ndodhej në burgun e Burrelit, ai përjetoi edhe një tjetër dhimbje të madhe familjare, pasi i vdiq babai, vetëm 46 vjeç.

Pas daljes nga burgu, Haluci u rikthye në jetën shoqërore dhe më vonë u bë gjyqtar.

Por historia e tij do të merrte një kthesë të jashtëzakonshme në vitin 1997.

Related article  Protestat po bejne te veten, Ish-ministri socialist kerkon me URGJENCE doreheqjen e Edi Rames

Në atë periudhë, ish-presidenti Ramiz Alia u përball me drejtësinë dhe, përmes shortit, Skënder Haluci u përfshi në trupin gjykues që do të shqyrtonte çështjen e tij.

Sipas rrëfimit të Mitro Çelës, Haluci vendosi të japë dorëheqjen nga trupi gjykues.

Postimi i Mitro Çelës:

-Sot ndërroi jetë Skënder Haluci. Vite më parë kam botuar një esse. Ishte mik i mirë.

Viti 1983.

Në Tropojë u arrestua Skënder Haluci. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.

Related article  Lajm i fundit, kercet arma ne vend, ja detajet

Gjyq. Vendimi?

Pushkatim.

Dy ditë me skafandër në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia…

Erdhi “fermani”: Falje.

Dënim. 25 vjet burg!

Skënderit në burgun e Burrelit i kishte vdekur edhe babai: – 46 vjeç.

Skënder Haluci doli nga burgu.

U bë gjyqtar.

Viti 1997. Ish Presidenti Alia në gjyq.

U hodhën goglat. Në trup gjykues edhe Skënderi.

…Dha dorëheqje.

-Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!-tha Skënderi

Published inNEWS