Skip to content

Anksident i rende regjistrohet ne vend

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në dalje të qytetit të Gjirokastrës, në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur NSHN.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Related article  Rama e tregon vendimin e tij “final”

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se të dy automjetet po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës. Nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë një manovre të gabuar parakalimi nga drejtuesi i automjetit “Audi”.

Related article  Vjen lajmi i keq per Altin Dumanin, sapo u mesua se ish kreut te SPAK i ka ndodhur

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Published inNEWS