Skip to content

Zelensky tha se nuk e njeh Kosovën, nis hakmarrja nga…

Për shkak të deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kundër pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës ka larguar një flamur me mbishkrimin “Free Ukraine” (Liri për Ukrainën). Ky eshte nje veprim per tu krenuar si edhe nje ‘hakmarrje’ ironike e cila meriton ‘Oscar’.

“Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një postim në rrjetet sociale.

Flamuri ishte vendosur në qendër të Prishtinës pas shpërthimit të luftës, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Related article  AOC town hall gets chaotic before she gets through a single presentation slide

Rama tha se populli i Kosovës gjithmonë solidarizohet me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekuptim sepse “e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”.

Related article  Media në zi! Ndahet nga jeta papritur gazetari i madh, bashkëshorti i gazetares shqiptare të njohur

“Por, asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj”, shtoi ai.

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Zelensky tha se shteti i tij s’ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së Kosovës dhe tha se respekton integritetin territorial të Serbisë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Udhëheqësi ukrainas tha se shteti i tij i është mirënjohës Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë – të cilën Rusia e ka aneksuar paligjshëm më 2014.

Related article  Super! Korriku 2026 do të jetë një muaj fantastik për këto 4 shenja horoskopi

Ndonëse Kievi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Prishtina i është bashkuar sanksioneve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Vendi po ashtu ka strehuar gazetarë ukrainas, që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të luftës.

Published inNEWS