Skip to content

TRAGJEDI E MADHE – Po ktheheshin nga Gjermania në vendlindje, vdesin 3 shqiptarë në aksident (Emriat)

Një aksident tragjik ka ndodhur ditë e sotme në mëngjes në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën. Sipas mediave, viktimat i përkasin një familjeje me origjinë nga fshati Komogllavë i Ferizajt, të cilët po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Policia gjermane, ka deklaruar se makina në të cilën ndodheshin viktimat ka dalë nga rruga në autostradën A3, në drejtim të Nurembergut, për arsye që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Mjeti është rrëzuar poshtë një argjinature dhe ka rënë mbi shinat hekurudhore që kalojnë poshtë autostradës.

Related article  Kengetarja e famshme ben reagimin e forte per videot ne rrjet

Të tre personat në automjet kanë ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda. Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë pasi fillimisht ekipet e emergjencës nuk kanë mundur t’i nxjerrin viktimat nga mjeti dhe u desh të merrej një vinç.

Related article  SKANDAL, Dy personazhe te rinj qe kane kaluar nga zyra e Ergys Agasit? Akuzohen nje ministre dhe nje grua e fuqishme ne PD (EMRAT)

Zëdhënësi i policisë ka thënë se aktualisht dyshohet se makina ka qenë e vetmja e përfshirë në aksident, dhe se fatmirësisht në atë moment nuk po afrohej asnjë tren.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Regensburgut, është caktuar një ekspert për të rindërtuar rrethanat e aksidentit.

Related article  Në mes të protestave! Kulla 65-katëshe te Pallati i Kongreseve: Rama i bën qokën e radhës Berishës?

Identifikimin e viktimave e ka bërë publik bashkatdhetari i tyre, Qerim Rexhepi, me anë të një postimi ne rrjete sociale një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas mediave, të ndjerët janë Tahir Aliu, 61 vjeç, Gentian Aliu, 34 vjeç (djali i Tahirit). Laurent Aliu, 16 vjeç.

Published inNEWS