Skip to content

Aks*dent i trefishte ne vendin tone, dalin raportimet e para te ngjarjes

Një aksident i trefishtë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin nacional Sarandë–Ksamil, në afërsi të vendit të njohur si Manastir.

Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy turistë spanjollë. Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje mbërritën ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat u angazhuan për dhënien e ndihmës dhe administrimin e situatës.

Related article  Ndahet nga jeta aktorja shqiptare, një nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit

Makinat u bënë copë në Sarandë, plagosen dy

Të lënduarit janë identifikuar si Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeç, shtetas spanjollë që ndodheshin në Sarandë për pushime.

Makinat u bënë copë në Sarandë, plagosen dy

Sipas personelit mjekësor të Urgjencës së Sarandës, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime në pjesën e mesit të trupit dhe, për shkak të gjendjes së tij, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Related article  Dha kontribut të madh për të gjithë, sëmundja e rëndë i merr jetën mësueses dhe artistes nga Kurbini

Makinat u bënë copë në Sarandë, plagosen dy

Ndërkohë, 37-vjeçarja ka marrë dëmtime në kokë dhe po trajtohet në Spitalin e Sarandës.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira.

Related article  Ish-deputeti socialist plas keq: Të ikë Rama, të vijë një që është njeri
Published inNEWS