Skip to content

Dita e enjte nis me aksidentin ne autostraden e madhe ne Shqiperi

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë, pranë fshatit Kolonjë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Audi” që po lëvizte nga Fieri në drejtim të Lushnjës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në nënkalimin që lidh autostradën me zonën e Kolonjës.

Related article  Ndahet nga jeta aktorja qe jemi rritur me filmat e saj

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjet, ndërsa drejtuesi i mjetit është plagosur. Bëhet me dije se është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Related article  Familjaret e italianes bejne kerkesen e dhìmbsme

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të saj.

Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar të drejtuesit të mjetit. Fatmirësisht, nuk janë përfshirë automjete të tjera dhe nuk ka persona të tjerë të lënduar. Shkaqet përfundimtare do të përcaktohen pas ekspertizës së policisë.

Related article  Ngjarje e rende ne oret e para te mengjesit te sotem ne kryeqytet
Published inNEWS