Skip to content

Rama e zbulon në “mes” të Amerikës

Aeroporti i Tiranës është kthyer në një nga simbolet e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, me një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh dhe lidhjesh ndërkombëtare.

Në fjalën e tij në New York, kryeministri Edi Rama u ndal tek rritja e aeroportit, duke theksuar se ai prej disa vitesh është ndër aeroportet më të mëdha të rajonit për nga numri i udhëtarëve.

Related article  Me syze të reja, Edi Rama që në mëngjes flet për pensionistët…

“Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon”, tha Rama, duke shtuar se aeroporti tashmë ka më shumë udhëtarë se ai i Beogradit.

Related article  Aksident tragjik në vend, dy makina përplasen, humbin jetën 2 persona

Sipas kryeministrit, ky zhvillim është një nga treguesit konkretë të ndryshimit që ka përjetuar Shqipëria. Rritja e trafikut ajror lidhet me zgjerimin e turizmit, shtimin e lëvizjeve ndërkombëtare dhe forcimin e lidhjeve të vendit me Europën.

Related article  Nderron jete nje person ne aeroport

Aeroporti i Tiranës po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonomi dhe turizëm, duke e kthyer Shqipërinë si një pikë lidhëse për të gjithë rajonin.

 

 

Published inNEWS