Skip to content

Aksidenti me motor i mori jetën 32-vjeçarit, babai shtrin dorën te shqiptarët: Më ndihmoni të rris dy jetimët

Humbja tragjike e djalit të familjes Arapi, i cili vdiq nga një aksident me motor para dy vitesh, ka lënë pas një plagë të pashërueshme për familjen e tij të vogël e dy prindërit e moshuar.

Të ndodhur përballë tragjedisë kur djali iu vdiq në lule të rinisë, vetëm 32 vjeç, babai i të riut, Frrok Arapi shtrin dorën te shqiptarët duke kërkuar që ta ndihmojnë për të pasur të ardhura të mjaftueshme, që të mundësojë një jetesë normale për fëmijët e 32-vjeçarit, të cilët jetojnë me mamanë e tyre me qira.

Related article  Jozit i ndodhi e papritura pas koncertit në Kukës një ditë pas rr*hjes me Edin

Në një intervistë të dhënë për “News24” kryefamiljari Frrok Arapi i bën thirrje çdo shqiptari që të kontribuojë në të mirën e nipit dhe mbesës së tij, të cilët jetojnë me qira bashkë me nënën e tyre, e të ardhurat që kanë janë të pamjaftueshme për të mbyllur muajin.

“Kam pasur një fatkeqësi para dy vitesh, më ka vdekur djali në aksident. Më ka lënë djalë e vajzë e nuse. Më morën shokët në telefon më thanë është bërë aksident djali. Shkuam në vendngjarje, çfarë të shikoje, djali ishte copëtuar fare.

Related article  Ishte e papritur! Ja “plas” stuhia e shiut, shkatërron gjithçka ne kete qytet

Unë jam i sëmurë bashkë me gruan, djali punonte ishte shumë punëtore, ka qenë me të gjitha të mirat, mirëpo ishte fatkeqësia jonë, vdiq në moshën kur ne e fëmijët e tij kishim më së shumti nevojë për të. Unë me gruan mundohemi. Vijmë çdo ditë e interesohemi për fëmijët. Unë shes gjakun e fëmijët nuk i lë. Nipi e mbesa bashkë me nënë e tyre janë me shtëpi me qira në pallat, 150 mijë lekë. Të ardhurat e tyre janë 79 mijë lekë të vjetra, janë me borxhe” është shprehur Frrok Arapi në intervistë.

Related article  “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, ja cfare me ben ai kur me vjen radha, habit ish-Missi që u martua me sheikun arab

Kushdo që ka dëshirë dhe mundësinë për të kontribuar në krijimin e një jetese normale për dy fëmijë që para dy vitesh humbën babanë e tyre, mund të kontaktojë në numrin e gjyshërve të tyre, Frrok Arapit: 0675838973.

Published inNEWS