Skip to content

E fundit! U shkarkua nga Skënder Hita! Ish-efektivi i policisë bën lëvizjen e bujshme

Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, ka depozituar një padi ndaj institucionit ku ka shërbyer, duke kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Shpataraku u largua nga radhët e Policisë së Shtetit në muajin maj të vitit 2026, me vendim të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Sipas arsyetimit zyrtar, ai u përjashtua për shkak se nuk ishte paraqitur në punë.

Related article  U raportua i zhdukur më 7 tetor, 31-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një pus të thellë (EMRI/Foto)

Nga ana tjetër, të dhënat e bëra publike tregojnë se gjatë kësaj periudhe Shpataraku ishte duke ndjekur studimet master në Akademinë e Sigurisë.

Related article  Timeless Elegance on the Red Carpet: Two Hollywood Legends in One Unforgettable Moment — Do You Recognize Them?

Nëpërmjet padisë së paraqitur në gjykatë, ish-efektivi kërkon verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të shkarkimit dhe rikthimin e tij në detyrë.

Uljan Shpataraku është njohur më herët si një prej personave të afërt me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, gjatë periudhës kur ky i fundit drejtonte institucionin.

Related article  Edi Rama jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit
Published inNEWS