Skip to content

EMRI/ Aksîdenti në galerinë e Tërnovës në Bulqizë, Policia jep detajet: Mínatori ra në fúrnelën e kromit

Minatori që bënte njëkohësisht edhe detyrën e brigadierit ka rënë aksidentalisht gjatë procesit të punës në furnelën e mineralit dhe është mbuluar nga masivi i kromit.

Kështu u shpreh Policia e Bulqizës pasditen e sotme, pas hetimeve paraprake për aksidentin e rëndë të ndodhur në galeritë e Tërnovës së madhe.

Minatori është Ilir Kalaveri, 40 vjeç. Miniera menaxhohet nga kompania “Eternal Security”.

Related article  Skema e re e pensioneve ne Shqiperi, ja c'duhet te dini

“Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës”, thanë burime zyrtare.

LEXO EDHE: Vetëm komente dimë të bëjmë?” Ndodh e papritura nga shqiptarët pas rezultatit të Shqipërisë në Eurovizion
Për fat të keq 40-vjeçari është mbuluar nga masivi i kromit dhe kërkim-shpëtimi vijon, sikurse edhe hetimet për shkaqet.

Related article  U prish dynjaja/ Flenë të tre në të njëjtin shtrat, motrat binjake ndajnë të njëjtin burrë, duam të ngelim shtatzënë të dyja

“Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bëri me dije policia.

Related article  Sarah Palin Appearance in Recent Photos Gets People Talking

Hetimet janë ende aktive dhe do verifikohen gjithashtu kushtet e sigurisë në punë dhe nëse kompania ka qenë në rregull me dokumentacionin.

Published inNEWS